Mulhaxha konteston votën e deputetit Arifi, thotë se ai ka humbur mandatin

Mulhaxha konteston votën e deputetit Arifi, thotë se ai ka humbur mandatin

Aktuale June 05, 2020 - 22:39

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kontestuar votën e deputetit Etem Arifi, i cili votoj pro qeverisë së re.

Sipas Mulhaxhës, vota e tij nuk duhet të llogaritet, pasi Arifi do do të duhet të ishte në vuajtje të denimit.

“Nuk ka mundësi që të llogaritet vota e njeriut, i cili ka humbur mandatin e deputetit dhe që duhet të jetë në vuajtje të dënimit. Nuk ka mundësi!”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.

Ajo gjithashtu ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shkelur Kushtetutën pasi sipas saj, ka bërë presion tek deputetët për ta dhënë votën pro formimit të qeverisë Hoti.

“Në një shtet normal nuk ka mundësi Presidenti të jetë kumbarë i një Qeverie.Kjo është shkelje e Kushtetutës, prandaj. Nuk ka mundësi!”, ka shkruar ajo./Zëri