Haradinaj i kujton heronjtë Burim Mustafaj dhe Shpend Malaj

Haradinaj i kujton heronjtë Burim Mustafaj dhe Shpend Malaj

Aktuale June 06, 2020 - 08:28

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë Burim Mustafaj dhe Shpend Malaj në 20 vjetorin e rënies së tyre, transmeton Zeri.info

Haradinaj ka thënë se vdekja i ndoqi pas, në çdo hap, por ata gjetën përjetësinë pak ditë para çlirimit të vendit dhe fitores së UÇK-së.

“Sot është njëzet e një vjetori i rënies së Heronjve të Kosovës Burim Mustafaj dhe Shpend Malaj. I kujtojmë me dhembje e krenari, Shpendin që theu kufirin me dhjetëra herë për të sjellur armët e lirisë. Burimin që udhëhoqi kreshnikët e pamposhtur në qindra aksione e beteja.Vdekja i ndoqi pas, në çdo hap, por ata gjetën përjetësinë, pak ditë para çlirimit të vendit dhe fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai në facebook.