Selimi: VV-ja më e fortë se kurrë, s’ka përçarje brenda partisë

Selimi: VV-ja më e fortë se kurrë, s’ka përçarje brenda partisë

Aktuale June 06, 2020 - 08:36

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se partia e tij është më e fortë se kurrë, sepse ka 30 vende në Parlamentin e Kosovës, të cilat i ka fituar me votën e qytetarëve.

Ai tha se deputetët aktualë do të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre, pavarësisht që shumë prej figurave të rëndësishme ishin pjesë e ekzekutivit, e të cilët gjatë këtij mandati nuk mund ta ushtrojnë këtë detyrë.

“Lëvizja Vetëvendosje është edhe më e fortë sepse ka 30 vende në Parlamentin e Kosovës të cilat i ka fituar me votën e qytetarëve dhe deputetët aktualë do të jenë përfaqësues të zgjedhësve të tyre. Sido që të jetë ne veprojmë së bashku si organizatë dhe si bashkëaktivistë dhe kjo nuk do të jetë asgjë pengesë që ne të bashkëveprojmë si Lëvizje Vetëvendosje edhe në të ardhmen”.

Mes tjerash, Selimi ka thënë se nuk ka përçarje në Lëvizjen Vetëvendosje, por thjesht janë tendenca të oponentëve politikë për ta paraqitur ndryshe këtë parti, raporton EO.

“Kjo është gënjeshtër dhe nuk janë zëra, por thjesht tendenca të oponentëve politikë për ta paraqitur ndryshe Lëvizjen Vetëvendosje. Uroj që Lëvizja Vetëvendosje të jetë kushtimisht e përçarë gjithmonë kaq sa është sot”.