Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës

Ministri i Drejtësisë nderon dëshmorët e Luginës së Preshevës

Aktuale June 06, 2020 - 15:58

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë homazhe pranë varrit të heronjve të rënë gjatë luftës në Luginën e Preshevës.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se heronjtë, Nijazi Azemi, Shaban e Sami Ukshini si dhe Fatmir Ibishi mbeten sinonim i trimërisë, guximit dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri.

“Në kujtim të luftëtarëve të rënë gjatë luftës në Luginën e Preshevës, që i dolën në mbrojtje Atdheut dhe të drejtës për liri e dinjitet kombëtar, sot kam bërë homazhe pranë varreve të heronjve Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”, Shaban e Sami Ukshini, si dhe Fatmir Ibishi, dëshmor i parë i kauzës sonë të drejtë. Ata mbeten përjetë sinonim i trimërisë, guximit dhe frymëzim i brezave për atdhedashuri. Përulem me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të kombit”, ka shkruar Selimi.

 

Neë kujtim teë lufteëtareëve teë reëneë gjateë lufteës neë Lugineën e Presheveës, qeë i doleën neë mbrojtje Atdheut dhe...

Posted by Selim Selimi on Saturday, June 6, 2020