Hiqet detyrimi për vetizolim pas hyrjes në Kosovë

Hiqet detyrimi për vetizolim pas hyrjes në Kosovë

Aktuale June 06, 2020 - 19:11

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie ka njoftuar për masat e reja ndaj koronavirusit.

Zemaj tha se do të hiqet masa e kufizimit të lëzvijes së qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 5:00. Sipas tij, ky ndryshim do të bëhet duke filluar nga dita e hënë, 8 qershor.

Poashtu, ministri foli edhe për karantinimin e qytetarëve që vijnë nga jashtë në Kosovë.

“Qytetarët që do të hyjnë në Republikën e Kosovës, nuk do t’i nënshtrohen karantinimit 7 ditor, ndërsa në vend të testimit të obliguar të COVID-19, për ata që hyjnë do të jetë masa e kontrollit nga ekipet mjekësore”, ka theksuar Zemaj.

Image