Sanohet problemi me ujë në Prishtinë, së shpejti rikthehet furnizimi i rregullt

Sanohet problemi me ujë në Prishtinë, së shpejti rikthehet furnizimi i rregullt

Aktuale June 06, 2020 - 19:37

 

Banorët e Prishtinës sot u përballën me mungesë të ujit gjatë gjithë ditës.

Për këtë pengesë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina", iu është drejtuar qytetarëve të kryeqytetit, ku përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi ata për arsyen e mungesës së ujit, shkruan “Zeri.info”.

“Për shkak të punimeve rreth realizimit të kyçjeve të gypit të ujit me diametër 350 mm, kemi qenë të detyruar të ndërprejmë furnizimin për katër zona të kryeqytetit nga ora 10:00-18:00, me njoftim paraprak”, thuhet në postim.

Kompania, njofton se punimet tashmë kanë përfunduar në 18:20 edhe uji është lëshuar.

“Gypi i ri ka hyrë në funksion, uji është lëshuar, po testohet gypi i ri nga inxhinierët dhe sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, stabilizimi i furnizimit për secilën zonë do të ndodhë brenda 1-2 orë nga ky moment”, thekson kompania.

Poashtu, Kompania Rajonale e Ujësjellsit ka falenderuar banorët për mirëkuptimin. /Zëri