Kurti thërret tubim në sheshin “Skënderbeu” për të premten

Kurti thërret tubim në sheshin “Skënderbeu” për të premten

Aktuale June 06, 2020 - 21:19

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se të premten më 12 qershor do të mbahet tubim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Vendimi për këtë tubim, siç e quan Kurti, mbahet në kuadër të “Javës së Lëvizjes”, dhe është marrë në një mbledhje të mbajtur sot nga LVV-ja në të cilën sipas Kurtit kanë diskutuar rreth çështjeve politike, përcjell “Zeri.info”.

“Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet ‘Java e Lëvizjes’, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i Vetëvendosjes, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit "Duam Zgjedhje!" anembanë Kosovës”, ka shkruar Kurti. /Zëri