Veseli: Zhbllokimi i fondeve të MCC-së lajm i shumëpritur

Veseli: Zhbllokimi i fondeve të MCC-së lajm i shumëpritur

Aktuale June 06, 2020 - 21:38

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli thotë se zhbllokimin e fondeve të MCC-së është lajm i shumëpritur.

Vendi jonë sipas Veselit nuk duhet të ketë dilema për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përmes një shkrimi të bërë publik në “Facebook” po ashtu ka përmendur ish-kryeministrin Kurti duke thënë se sjellja e tij e rrezikshme ka cenuar raportet me Amerikën.

“Zhbllokimi i fondeve milionëshe të MCC-së për Kosovën, është lajm i mirë dhe i shumëpritur. Kosova asnjëherë nuk është dashur që të ketë dilema rreth aleancës dhe bashkëpunimit me SHBA-të.Por falë sjelljes së rrezikshme të ish Qeverisë Kurti që cënoi këto raporte të shenjta me Amerikën, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija në këto njëzet vitet e lirisë dhe pavarësisë tonë”, është shprehur Veseli.

Ai më tutje ka thënë se qeveria e re prioritet duhet ta ketë politikën e jashtme.

“Edhe kjo Qeveri e status quos, duhet të kujdeset dhe ta ketë prioritet kyç në politikën e jashtme, koordinimin me SHBA-të, sidomos për çështjet jetike të së ardhmes së vendit”, ka shkruar Veseli./Zëri