Punonjësi i administratës së Postës së Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Punonjësi i administratës së Postës së Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Aktuale June 06, 2020 - 22:43

Në administratën qendrore të Postës së Kosovës është një punonjës i prekur nga COVID -19. Sipas njoftimit të Postës, i prekuri nga Covid-19, ka njoftuar kolegët e punës dhe tani ndodhet në vetizolim në shtëpinë e tij.

Posta e Kosovës ka njoftuar se një punëtor në administratën qendrore të saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas njoftimit të tyre punëtori i kësaj administrate është vetizoluar në shtëpinë e tij, ndërsa ka njoftuar kolegët e punës të cilët mëngjesin e sotëm kanë bërë kontrollat shëndetësore dhe janë vetizoluar poashtu, përcjell “Zeri.info”

Nga Posta e Kosovës po ashtu kanë njoftuar qytetarët se asnjë nga punëtoret në zyrat postare nuk është i prekur me COVID-19.

“Të gjithë kolegët e tij të punës kanë kryer mbrëmë dhe sot në mëngjes kontrollet shëndetësore dhe sipas rekomandimeve të mjekëve, ata janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre, konform rregullave dhe udhëzimeve të IKSHPK-së. Sigurojmë qytetarët se asnjë punonjës yni nëpër zyrat postare nuk është i prekur nga ky virus, prandaj jeni të mirëseardhur që të kryeni shërbimet tuaja si çdo herë tjetër në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës, duke respektuar rregullat e përgjithshme në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e Postës.