Grenelli riposton cicërimat e liderëve të Kosovës pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së

Grenelli riposton cicërimat e liderëve të Kosovës pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së

Aktuale June 07, 2020 - 00:09

Pas heqjes së masës së reciprocitetit, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), ka bërë zhbllokimin e fondeve për Kosovën, prej 250 milionë eurove.

Me marrjen e këtij vendimi, ndër të tjerë, ka reaguar Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Këta të fundit, kanë postuar në profilet e tyre në rrjetet e tyre, duke mirëpritur këtë vendim të SHBA-së.

Për këtë vendim ka reaguar, poashtu edhe i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili vetëm ka shpërndarë në “Tëitter” postimet e bëra nga të parët e Kosovës.