E infektuara me koronavirus sjell në jetë foshnjën në QKUK, priten rezultatet për beben

E infektuara me koronavirus sjell në jetë foshnjën në QKUK, priten rezultatet për beben

Aktuale July 03, 2020 - 16:10

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike në QKUK, Jakup Ismajli ka bërë të ditur se mbrëmë ka sjellë në jetë foshnjën një paciente e cila është e infektuar me koronavirus.

Siç deklaron Ismajli për “Zërin”, gjendja e foshnjës dhe e nënës është e mirë.

“E kemi një paciente e cila dje e ka përfunduar lindjen, është ende pozitive me koronavirus, por ka lindur një fëmijë të shëndoshë. Pacientja është nga regjioni i Prizrenit është në gjendje stabile, do të thotë është me parametra vitale”, tha Ismajli.

Ai ka treguar se foshnjës së porsalindur i është bërë testi për COVID-19, ndërsa janë në pritje të rezultateve.

Me këtë rast, Ismajli për “Zërin” ka treguar se edhe nga lindjet tjera është bërë testimi i foshnjave, ndërsa deri më tash sipas tij asnjë nuk ka dalë pozitiv.

“Sot i është marrë testi bebes që të vërtetohet nëse është edhe bebja e infektuar. Për lindjet tjera që janë bërë në QKUK, të gjitha foshnjat që janë testuar kanë dalë negative me koronavirus”, tha për “Zërin” Drejtori i Klinikës Gjinekologjike në QKUK, Jakup Ismajli.