Veseli uron popullin amerikan: Përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bëtë për ne

Veseli uron popullin amerikan: Përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bëtë për ne

Aktuale July 04, 2020 - 17:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Zeri.info

Veseli përmes një postimi në facebook ka thënë se me datën 4 korrik lidhen ngushtë ideja e përpjekjeve njerëzore për liri dhe demokraci.

“Ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike”, ka shkruar ai.

Më tej, Veseli thotë se Kosova dhe SHBA-të janë partner të miqësisë së përhershme dhe gjithmonë mirënjohës për atë që bënë për ne.

“Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan”, ka përfunduar Veseli