Rekord infektimesh në vend, 178 për 24 orë

Rekord infektimesh në vend, 178 për 24 orë

Aktuale July 05, 2020 - 00:07

 

Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikur rezultatet e testimeve të rasteve të dyshuara me koronavirus.

Njoftohet se nga 346 mostra të marra, 178 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

IKSHPK njofton poashtu se sot gjatë ditës janë shhëruar 50 të infektuar me koronavirus.

“Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqërues”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Zëri