Një ministër malazez është infektuar me koronavirus
Foto ilustrim

Një ministër malazez është infektuar me koronavirus

Aktuale July 08, 2020 - 15:44

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Malit të Zi, Kemal Purishiq, është infektuar me koronavirusin e ri.

Lajmin e bëri të ditur Qeveria malazeze përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Prej rezultateve të mbrëmshme të testit ministri dhe gruaja e tij kanë qenë në izolim”, thuhet në deklaratë.

 

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar 66 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Dy persona kanë vdekur të martën nga sëmundja COVID-19, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga 14 qershori deri më 7 korrik në Mal të Zi u infektuan gjithsej 583 persona, nga të cilat tetë vdiqën. Pesë pacientë u shëruan gjatë kësaj periudhe. /REL