Vulat apostile do të jepen edhe në Prizren dhe Mitrovicë

Vulat apostile do të jepen edhe në Prizren dhe Mitrovicë

Aktuale July 08, 2020 - 16:14

Qytetarët e Kosovës nga e enjtja do të mund të shërbehen me vula apotile edhe në dy komuna të tjera.

Përveç Prishtinës, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se këto sherbime do të mund të kryhen edhe në Qendrat për Pajisje me Dokumente në Prizren dhe Prishtinë, transmeton Zeri.info.

E gjithë kjo do të bëhet për shkak të rrezikut nga COVID-19.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19,

nga data 9 Korrik 2020, shërbimet për vula apostile/verifikuese, përveç qendrës së

Prishtinës do ti ofroj edhe në komunat Prizren dhe Mitrovicë, në zyrat e Qendrave për

Pajisje me Dokumente”, thuhet në njoftim./Zëri