Haradinaj takon ambasadoren e Izraelit në Beograd, nuk flasin për njohjen e pavarësisë

Haradinaj takon ambasadoren e Izraelit në Beograd, nuk flasin për njohjen e pavarësisë

Aktuale July 08, 2020 - 16:49

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës,Meliza Haradinaj – Stublla ka pritur në takim Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm.

Në një komunikat të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se Haradinaj – Stublla ka falënderuar Ambasadoren Kamm për anagazhimin konstruktiv në ngritjen e raporteve në mes të Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

“Derisa shtetet tjera janë krenare me miqësinë e krijuar me shtetin e Izraelit së fundi, ne krenohemi me miqësinë e përjetshme që kemi pasur si dy popuj liridashës”, tha Ministrja Haradinaj Stublla, duke shtuar se “numri i hebrenjve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte rritur, ngase familjet shqiptare përmes Besës së dhënë kishin shpëtuar mijëra herbrenj”.

Sipas komunikatës të lëshuar nga MPJ, në asnjë fjalë Haradinaj nuk ka kërkuar njohjen e pavarësisë nga Izraeli, shkruan Zeri.info.

“Në këtë takim, Ministrja Haradinaj – Stublla, duke mirëpritur gadishmërinë e Ambasadores Kamm për asistencën ndaj Kosovës në menaxhimin e luftës kundër pandemisë COVID-19, tha se thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit shumëdimensional, mbetet përkushtim i përbashkët i të dyja vendeve”, thuhet në fund të komunikatës./Zëri