Cakaj: Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten në Kopenhagë

Cakaj: Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten në Kopenhagë

Aktuale July 08, 2020 - 17:22

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj ka bërë të ditur se me Ambasadën në Kopenhagë është bashkuar për të kryer shërbimet për Shqipërinë, si dhe Kosovën, transmeton Zeri.info

Cakaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se kjo është një tjetër vepër madhështore e bashkëpunimit ndërmjet dy përfaqësive.

“Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Cakaj. /Zëri.info