Zv.kryeministri Tahiri s'di kujt t'i drejtohet për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Zv.kryeministri Tahiri s'di kujt t'i drejtohet për Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale July 08, 2020 - 17:33

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, po kërkon që Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike të miratohet me urgjencë.

Mirëpo, ka hasur në telashe pasi s'po di kujt t'i drejtohet.

Fillimisht, Tahiri, përmes një postimi në facebook, tha se ka nënshkruar një vendim që i kërkon Kuvendit të Kosovës për përshpejtim të miratimit të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës nënshkrova vendimin, me të cilin kërkova nga Kuvendi i Kosovës që në mënyrë urgjente të përshpejtohen procedurat për aprovimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID-19, në mënyrë që të mundë të sanojmë pasojat e shkaktuara në ekonominë e vendit tonë”, ka shkruar fillimisht Tahiri.

Pas kësaj kërkese të zëvëndëskryeministrit Besnik Tahiri drejt Kuvendit të Kosovës, “Zëri” ka kontaktuar me zyren e kryeparlamentares Vjosa Osmani në lidhje me çështjen e njëjtë.

Image

Ndërsa këshilltari i kryeparlamentares Osmani, Bekim Kupina, tha për “Zërin” se këto çështje janë procedura të Kuvendit të Kosovës përmes të cilave duhet të kalojnë ligjet dhe këto Qeveria duhet t’i respektojë.

“Këto çështje nuk rregullohen me kërkesa. Janë procedurat e Kuvendit të Kosovës nëpërmjet të cilave duhet të kalojnëë ligjet dhe të cilat duhet t’i respektojë Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kupina.

Por, dy orë pas postimit të parë, Tahiri e ka ndryshuar atë, dhe të njëjtën kërkesë tani ia adreson Ministrisë së Financave.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nënshkrova Vendimin me të cilin kërkova nga Ministria e Financave, që në mënyrë urgjente, të përshpejtohen procedurat për aprovimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisëë COVID-19, në mënyrë që të mund të sanojmëë pasojat e shkaktuara në ekonominëë e vendit tonë”, shkruan në postimin e edituar të Tahirit.

"Zëri" s'ka arritur të kontaktojë ende me MF-në rreth kësaj çështjeje. /Zëri


Image