Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Në Gjilan, 77 raste aktive me koronavirus

Në Gjilan, 77 raste aktive me koronavirus

Aktuale July 09, 2020 - 09:44

77 raste aktive me koronavirus janë në komunën e Gjilanit, transmeton “Zeri.info”.

Në këtë komunë deri më tani janë regjistruar 230 raste që kanë rezultuar pozitive me COVID-19, teksa 149 janë të shëruar dhe 4 raste kanë rezultuar me vdekje.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se janë në pritje të rezultateve të mostrave tjera të marra nga kjo komunë, si dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat e IKSHPK-së.

“Po presim edhe rezultatet e mostrave tjera të marra nga Gjilani. Vazhdoni të bëni kujdes të shtuar për veten dhe familjet tuaja e sidomos për të moshuarit, të cilët i keni në shtëpi. Shmangni kontaktet me duar me njëri-tjetrin. Kur të përshëndeteni mbani distancën e duhur, së bashku me maskën mbrojtëse. Pastroni duart shumë herë. Nëse u përmbahemi këtyre rekomandimeve virusi nuk do të gjejë vend te ne dhe familjet tona”, ka shkruar ai.