I vdes mbesa 9-vjeçare deputetit Dimal Basha

I vdes mbesa 9-vjeçare deputetit Dimal Basha

Aktuale July 10, 2020 - 15:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka bërë të ditur se mbrëmë, në moshën 9-vjeçare, ka vdekur mbesa e tij Elita pas një sëmundjeje të rëndë që kishte, transmeton “Zeri.info”.

Këtë e ka bërë të ditur Basha përmes një postimi në “Facebook”, duke zgjedhur fjalët më prekëse për mbesën e tij.

“Elita ka qenë një fëmijë me shumë energji, inteligjente dhe plot jetë. Plot jetë e energji, deri në moment kur para një viti e kuptoi që kanceri kishte zgjedhur ta sulmonte trurin e saj të njomë. Për një vit kanceri ia pamundësoi Elitës lëvizjen, pastaj të parit, e paralizoi atë pjesërisht dhe në fund, pas gjithë vuajtjeve për një vit rresht, zgjodhi t’ia ndalë edhe zemrën e vogël që kishte dhe ta ndajë nga ne përjetë. Meqenëse jeta është plot sfida e vuajtje, kjo qenka edhe më e vështirë kur sfidohesh me vdekjen e një fëmije vetëm 9 vjeç”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Bashës për mbesën e tij: