Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Vdes si pozitiv me koronavirus, pas dy javëve futet në listën e të shëruarve

Vdes si pozitiv me koronavirus, pas dy javëve futet në listën e të shëruarve

Aktuale July 11, 2020 - 20:53

Një 60 vjeçar nga Rahoveci, i cili ishte pacient i dializës në Spitalin e Prizrenit, ku pati shumë të infektuar e kishte bërë një test për Covid-19 një ditë para vdekjes.

E dy ditë më vonë, kur më nuk ishte gjallë, doli se ishte pozitiv me koronavirus.

Por me kaq nuk u mbyll rasti i tij. Dy javë më vonë, komunës ku banonte i ndjeri iu dërgua edhe emri i tij si i shëruar, bashkë me emrat e qytetarëve tjerë rahovecas.

Zyrtarë të komunës së Rahovecit, nuk kanë dashur të komentojnë për rastin në fjalë.

Poashtu, pavarësisht rezultatit pozitiv të të ndjerit, askush nuk është ftuar për testim./KlanKosova