Infektuar: 9869
Shëruar: 5480
Vdekur: 303
Kosova me  203 raste të reja brenda 24 orëve të fundit, 4 të tjerë të vdekur

Kosova me 203 raste të reja brenda 24 orëve të fundit, 4 të tjerë të vdekur

Aktuale July 11, 2020 - 23:31

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka publikuar raportin e fundit me rezultatet e testimeve të COVID-19.

IKSHPK ka njoftuar se nga 419 mostra të marra, 203 raste kanë rezultuar positive.

Insituti njofton së gjatë ditës së sotme kanë vdekur 4 persona, ndërsa janë shëruar 71 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.

IKSHPK bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, të mbajnë maskat, të ruajnë distancën dhe të mbajnë higjienën personale./Zëri