Kelmendi bënë thirrje të mos dëmtohet ekonomia

Kelmendi bënë thirrje të mos dëmtohet ekonomia

Aktuale July 12, 2020 - 13:09

Ish deputeti dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi është shprehur pro propozimeve që i japin përparësi qytetarëve para ekonomisë, por bënë thirrje që të mos dëmtohet ekonomia e të hyhet, sipas tij në borxhe publike.

“Nëse mendohet se qytetari është para ekonomisë, edhe unë them -Po, por, jo asnjëherë dhe me asnjë të drejtë, duke lejuar që ta dëmtojmë ekonominë e pastaj të futemi në borxhe publike për kompensim të miliardave të humbura, kur e dimë se me vlerën e kompensimit kishim mundësi ndërtimi. Qytetarët janë për të bashkëpunuar, por edhe institucionet për t’i rekomanduar e detyruar sipas ligjit”, shkruan Kelmendi.

Ndërsa shpalljet e çfarëdo mase shtesë që rezultojnë me moszbatim, sipas tij do sjellin dështim si institucione vendimmarrëse dhe vendim zbatuese.

“Do jetë dështim edhe qytetarë edhe nga pjekuria jonë morale, individuale, kolektive, politike e të tjerë. Nuk kemi të drejtë për çfarëdo arsye të bartim dhe infektojmë asnjë qytetarë dhe familjarë qoftë i ri apo i moshuar me sëmundje apa pa të. Kjo sepse, po bëhemi vrasës”, thotë Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Zeri.info

Ish deputeti Kelmendi thotë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme e tipit të luftimit me pandemi dallon nga ato të luftës dhe katastrofave natyrore. /Zëri