Nesër fillojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Nesër fillojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Aktuale July 12, 2020 - 13:16

Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet parlamentare gjatë tri ditëve të ardhshme. Mbi 1.8 milion banorë të Maqedonisë së Veriut, do të votojnë në këto zgjedhje. Votimi në këto zgjedhje parlamentare për shkak të pandemisë aktuale të COVID-19, për herë të parë do të zhvillohet tre ditë.

Nesër (e hënë) fillon dita e parë e zgjedhjeve. Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët me COVID-19 dhe personat në vet izolim. ë 14 korrik, do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronik, personat në burgje, në shtëpitë e pleqve dhe në arrest shtëpiak.

Ndërsa më 15 korrik, vendvotimet do të hapen nga ora 07:00 deri në ora 21:00 më mbrëmje dhe do të jenë të hapura, sikurse zakonisht për qytetarët me dokumente të rregullta të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Zëri