Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Fillon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Aktuale July 12, 2020 - 16:02

Pas përfundimit të Komitetit për Menaxhimin e Covid-19, para disa minutash nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet situata me pandeminë e cila po mbizotëron në vend si dhe mundësia për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Në takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, krerët e institucioneve të sigurisë etj.

Në ora 16:00 Hoti ka paralajmëruar të mbajë konferencë për media