Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Shqipëria vetëm me 20 për qind të numrit të përgjithshëm të parashikuar të turistëve

Shqipëria vetëm me 20 për qind të numrit të përgjithshëm të parashikuar të turistëve

Aktuale August 02, 2020 - 10:17

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia COVID-19, që vërehet kryesisht nga një rënie e kërkesës, që nuk ka konsumatorë që të blejnë mallrat dhe shërbimet në dispozicion në ekonominë globale, është reflektuar edhe në Shqipëri.

Një nga sektorët më të goditur është turizmi, që këtë vit ka mungesën e turistëve të huaj, krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas "Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve" dhe Agjencive Turistike, në Shqipëri këtë sezon veror ka vetëm 20 për qind të totalit të turistëve që parashikohej në kohë normale dhe kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit.

Gjatë masave kundër pandemisë, aktivitetin ndaluan shumë biznese dhe nisur nga kjo situatë, u shtuan shitjet online në disa sektorë.

Ndërkohë, sipas një raporti zyrtar të Bankës së Shqipërisë, emergjenca shëndetësore e shkaktuar nga përhapja e COVID-19 dhe masat e autoriteteve publike për kontrollin e saj, në Shqipëri përbëjnë një sfidë për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, për financat e bizneseve dhe familjeve, si dhe për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit, në afatin e mesëm dhe të gjatë.

Nisur nga kjo situatë, sipas institucioneve finaciare, goditja e dyfishtë, e kërkesës dhe ofertës, do të pasqyrohet në rënie të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020, e shoqëruar me rënie të punësimit, rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave familjare dhe vështirësi financiare për bizneset./Tvklan