Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Shqipëri, 93 viktima nga COVID-19 gjatë korrikut

Shqipëri, 93 viktima nga COVID-19 gjatë korrikut

Aktuale August 02, 2020 - 10:27

93 viktima dhe 2741 të infektuar. Është ky bilanci që ka shkaktuar pandemia në total në Shqipëri, janë vetëm në muajin Korrik. Në Mars, Prill, Maj e Qershor, janë vetëm 64 viktima dhe 2535 të infektuar.

Në total, që nga shpërthimi i pandemisë, në vend kanë humbur jetën 157 persona, janë infektuar 5276 dhe janë shëruar 3109 të prekur.

Ekspertët përllogarisin se për 1 milionë banorë, Korriku ka qenë më keq se në vende që janë goditur rëndë nga Covid-19 si Spanja apo Italia.

33 vdekje për 1 milionë banorë në Shqipëri në Korrik përkundrejt 6 vdekjeve për 1 milionë banorë që pati Italia.

Spanja pati vetëm 90 viktima në Korrik. Por Shqipëria nuk është vendi me bilancin më negativ. Kosova regjistroi 176 viktima gjatë muajit që lamë pas. Në total numërohen 227 të vdekur nga Covid-19.

Të infektuarit janë 5452 në total që nga shpërthimi i pandemisë. Shqipëria pati ditët me bilancin në negativ 25 dhe 27 Korrikun, me nga 6 viktima.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se shkak është bërë mosrespektimi i masave pas heqjes së kufizimeve.

Vatrat kryesore të përhapjes së Covid kanë rezultuar zyrat shtetërore dhe klubet e natës.

Tv Klan