Kjo është pasuria e Kurtit

Kjo është pasuria e Kurtit

Aktuale August 05, 2020 - 19:44

Agjencia Kundër Korrupsonit ka publikuar raportet e deklarimit të pasurisë për vitin 2020 për zyrtarët publikë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur pasurinë e tij në faqen e AKK-së sa ishte kryeministër i vendit, transmeton Zeri.info

Kurti gjatë vitit 2018, ai kishte blerë një apartament në vlerë prej 400 mijë euro e cila është deklaruar si pronësi e bashkëshortes së tij.

Ndërsa sa i përket pasurisë së luajtshme Kurti nuk ka deklaruar ndonjë gjë.

Kurti para të kursyera në bankë ka 934 euro ndërsa më kursimtare është treguar bashkëshortja e tij e cila ka mbi 9 mijë e 600 euro.

Sipas deklarimit, bashkëshortja e Kurtit ka blerë apartamentin në Oslo të Norvegjisë në vlerë prej 242 mijë euro nga kredia e marrë.

Ndërkaq, ish-kryeministri Albin Kurti si burim të të ardhurave e ka deklaruar pagën e tij që ka marrë nga Kuvendi i Kosovës ku brenda vitit ka marrë mbi 19 mijë euro, teksa gruaja e tij merr pagë në vlerë mbi 46 mijë euro në vit në Oslo të Norvegjisë.

Kurti ka bërë të ditur se jeton në apartament me qira./Zëri/