Zyrtari nga Komuna e Shtimës vdes nga COVID-19 në QKUK

Zyrtari nga Komuna e Shtimës vdes nga COVID-19 në QKUK

Aktuale August 05, 2020 - 23:37

Një zyrtar nga Komuna e Shtimës ka vdekur sot në QKUK.

Komuna e Shtimës përmës një njoftimi ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e 34-vjeçarit Afrim Tafa,i cili ishte zyrtar komunal.

“Më dhimbje të thellë Komuna e Shtimes ka marrë lajmin për vdekjen e punëtorit, kolegut Afrim Tafa, në moshën 34-vjeçare i cili ka ndërruar jetë sot. Afrimi për vite të tëra zhvilloj veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në punën e tij në shërbim në Komunën e Shtimes”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Zeri.info.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Shtimes, Musa Baftiu, ka bërë të ditur se I ndjeri po trajtohej për COVID-19 në mjekimin intensiv në QKUK.

“Po ka qenë i infektuar me koronavirus. Ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intenziv në QKUK. Përveç infektimit, nuk e di nëse ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ka qenë një djalë i shëndoshë, nuk është ankuar shumë. Ka pasur pak probleme me mushkëri”, ka thënë Baftiu për Sinjalin. /Zëri