Policia po e kërkon kosovarin e lindur në Zvicër, nëse e shihni thirrni në këtë numër

Policia po e kërkon kosovarin e lindur në Zvicër, nëse e shihni thirrni në këtë numër

Aktuale August 07, 2020 - 15:45

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

Arben (Canë) Tahiri, i lindur më 24.12.1983, në Luzern - Zvicër.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë).

– 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected].

Image