Shqipëri, punësohen edhe 50 infermierë të tjerë te spitali “COVID-2”

Shqipëri, punësohen edhe 50 infermierë të tjerë te spitali “COVID-2”

Aktuale August 07, 2020 - 15:45

50 infermierë, që shërbyen në spitalet e Italisë për pacientët me COVID, i janë shtuar spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në fokus mbetet forcimi i kapaciteteve spitalore për përballimin e periudhës vjeshtë-dimër.

“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, janë edhe një pjesë e infermierëve, të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID-2”.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” përveç rasteve pozitiv me COVID po trajtohen edhe ata të dyshuar me koronavirus, për të cilët tamponi ka rezultuar negativ. Tv Klan