Sot, 181 raste pozitive me COVID-19
Foto:Laura Hasani

Sot, 181 raste pozitive me COVID-19

Aktuale August 07, 2020 - 15:53

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e rasteve të reja me koronavirus.

Sipas raportit të 24-orëshit të fundit, janë regjistruar edhe 3 të vdekur dhe 181 të infektuar të rinj.

Në gjithë Kosovën gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe 125 persona.

Naser Ramadani, nga IKSHPK-ja, në konferencën për media ka thënë se situata epidemiologjike me COVID-19 ka shënuar rënie të lehtë. /Zëri