Prishtina, Prizreni e Podujeva, me numrin më të lartë të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Prishtina, Prizreni e Podujeva, me numrin më të lartë të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale August 07, 2020 - 16:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e rasteve të reja me koronavirus.

Nga 181 të infektuar të rinj në gjithë Kosovën, Prishtina edhe sot vazhdon të prijë me numrin më të lartë të rasteve të reja. Sot në kryeqytet u regjistruan edhe 87 të infektuar.

Pas Prishtinës, numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19 e ka Prizreni, me 13 raste të reja.

Me 12 të infektuar brenda 24-orëshit të fundit është Podujeva.

Rastet e tjera pozitive janë nga: komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë-Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri. /Zëri