Shqipëri – Një i vdekur dhe 135 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Shqipëri – Një i vdekur dhe 135 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

Aktuale August 07, 2020 - 16:50

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se brenda 24 orëve të fundit nga 586 testime për COVID-19 janë regjistruar 135 raste pozitive dhe një person me këtë virus ka vdekur.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Ndërkaq gjatë kësaj kohe janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë shkruan top-channel.tv.

Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.