Maqedoni e Veriut: Dy të vdekur dhe 155 raste të reja me COVID-19

Maqedoni e Veriut: Dy të vdekur dhe 155 raste të reja me COVID-19

Aktuale August 07, 2020 - 17:24

Brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.845 teste për COVID-19 prej të cilëve 155 kanë rezultuar pozitivë, ndërkaq dy qytetarë me koronavirus kanë vdekur. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 127 pacientë.

Këto raste janë në Shkup 51 raste, Kumanovë 11 raste, Dibër 2 raste, Shtip 13 raste, Prilep 4 raste, Tetovë 10 raste, Strugë 3 raste, Manastir 1 rast, Ohër 6 raste, Kavadar 14 raste, Gostivar 22 raste, Gjevgjeli dhe Probishtip nga 1 rast, Demir Hisar 4 rast, Makedonski Brod 5 raste, Vinicë 2 raste, Kërçovë 3 raste dhe Negotinë 2 raste përcjell alsat-m.tv.

Deri më tani, nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet janë kryer 111.791 teste për COVID-19.