Osmani: Ne kemi pritur nga Qeveria të propozojë masat brenda ligjit për pandemi

Osmani: Ne kemi pritur nga Qeveria të propozojë masat brenda ligjit për pandemi

Aktuale August 07, 2020 - 18:00

Në seancën ku po diskutohet për projektligjin për luftimin e pandemisë, udhëheqësja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se kanë pritur nga Qeveria dhe institucionet që po merren me luftimin e pandemisë të vijnë me propozime për masat që duhet të futen në ligjin për pandeminë.

Por kjo gjë, sipas saj nuk ka ndodhur.

Osmani tregon edhe rastet kur qytetarët u thonë policëve se nuk kanë bazë ligjore t’i dënojnë për mos mbajtje të maskës.

“Askush më mirë se Qeveria, IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë nuk e dinë cilat masa duhen të merren në terren. Ne kemi prit nga Qeveria që të vijnë me propozim të masave. Ne nuk i kemi gënjyer qytetarët duke thënë se këto janë masat ndëshkimore. Ne kemi thënë se ky projektligj trajton ato që i ka kërkuar Gjykata Kushtetuese. Në dy aktgjykime Gjykata Kushtetuese thotë se Kuvendi duhet të krijoj bazën ligjore. Qeveria sot po i ndalon tubimet, kjo është mirë, por Kushtetuesja ka thënë se këto vendime janë arbitrare. Pse e ndihmon ky ligj luftimin, e ndihmon me bazë ligjore. Sot kemi raste kur policët ndalojnë një qytetar i cili thotë se ju nuk keni bazë ligjore të më dënoni”, është shprehur ajo. /Zëri