Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Tjetër video e xhandarmërisë serbe, i pastrojnë këpucët asfaltit në Karaçevë

Tjetër video e xhandarmërisë serbe, i pastrojnë këpucët asfaltit në Karaçevë

Aktuale August 10, 2020 - 22:14

Ish kryetari i Kamenicës, banor i fshatit Karaçevë, Shaip Surdulli ka publikuar video para shtëpisë së tij ku shihen 11 ushtarë të xhandarmërisë serbe me qenë ushtarakë duke patrulluar rrugëve të fshatit Karaçevë.

Se janë ndjerë të sigurtë në atë pjesë të Kosovës, tregon edhe një detaj brenda videos ku ushtari i fundit i xhandarmërisë serbe gjenë kohë edhe të pastrojë “çizmet” apo këpucët ushtarake në asfaltin para shtëpisë së Surdullit, shkruan Zëri.

"Ja edhe video nga kamera e shtëpisë ku shihet qartë duke kaluar ushtarët serbë me disa qenë nëpër rrugën e lagjës sonë në Karaçevë të Poshtme të komunës së Kamenicës, më 07.08.2020 rreth orës 18:05", ka shkruar Surdulli.

Video: