Infektuar: 17943
Shëruar: 15088
Vdekur: 663
Bordi i Përkohshëm mban mbledhjen e parë zyrtare në KEK

Bordi i Përkohshëm mban mbledhjen e parë zyrtare në KEK

Aktuale August 11, 2020 - 17:52

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut kanë mbajtur mbledhjen e parë zyrtare ku janë njoftuar nga u.d kryeshefi ekzekutiv Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës.

Në një komunikatë për media nga KEK-u kanë bërë të ditur se në këtë takim, Imeri ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit për aktivitetin e korporatës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

“Njofton për sfidat e me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID- 19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut i kryesuar nga Hysen Fazliu ka thënë se ky bord ka përgjegjësin për performancën e mirë të kësaj ndërmarrje.

“Bordi i përkohshëm është përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporatave gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës”, thuhet më tej në njoftim.