Infektuar: 17943
Shëruar: 15088
Vdekur: 663
Organizata “Konsumatori” reagon ndaj çmimeve të larta për testet serologjike të laboratorëve privatë

Organizata “Konsumatori” reagon ndaj çmimeve të larta për testet serologjike të laboratorëve privatë

Aktuale August 11, 2020 - 18:53

Në Kosovë ka filluar të bëhet testimi serologjik në laboratorë privatë, të cilat këto teste vërtetojnë nëse një person ka qenë i infektuar me COVID-19, ndërsa disa laboratorë privatë vetëm kanë filluar të bëjnë këto teste me çmime të cilat fillojnë nga 25 euro deri në 50 euro.

Ndërsa këto çmime për testimin serologjik të COVID-19 i konsideron të larta drejtuesi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Kaçaniku në një përgjigje për “Zërin” ka thënë se qytetari nuk do të duhej t’i ngarkohej edhe një barrë ose shpenzim.

Ai tha se atyre me paga të ulëta nuk do të duhej t'i detyronin t’i paguajnë këto shërbime, sepse sipas tij nuk është e shëndetshme.

“Qytetari, konsumatori, taksapaguesi nuk do të duhej t’i ngarkohej edhe një barrë, është shpenzimi. Ne mendojmë që nuk duhet të ngarkohej kjo barrë. Ata që e kanë formuluar këtë vendim (për licencim të laboratorëve privatë), ndoshta kanë menduar të kenë një fond rezervë për të përkrahur qytetarët dhe do të na mbulonin shpenzimet, por nuk ka një fond të tillë. Të gjithëve neve me paga të ulëta, na detyrojnë t’i paguajmë këto shërbime. Nuk është e mirë, nuk është e shëndetshme”, tha ai.