Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Osmani: Ndihma e Turqisë në kohë pandemie, dëshmi e miqësisë mes dy shteteve

Osmani: Ndihma e Turqisë në kohë pandemie, dëshmi e miqësisë mes dy shteteve

Aktuale August 11, 2020 - 18:56

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, priti sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, të cilin e ka falënderuar për ndihmën ofruar vendit tonë nga Turqia në kohë pandemie.

Osmani tha se shpreson që Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftimin e pandemisë edhe përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në mes të mjekëve.

“Në kohën kur pasiguritë ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe populli kosovar po ballafaqohej me një armik të panjohur më parë, shteti i Turqisë na ofroi ndihmë duke konfirmuar kështu miqësinë e mirë në mes të dy shteteve tona”.

Diplomati turk konfirmoi gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar me ndarjen e donacioneve për Kosovën dhe përgatitjen e trajnimeve online për mjekët në Kosovë nga ana e mjekëve turq, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës me pandemi dhe trajtimit sa më adekuat të pacientëve me COVID-19.