Thaçi nga oda në Rezallë çon një mesazh për Drenicë

Thaçi nga oda në Rezallë çon një mesazh për Drenicë

Aktuale August 12, 2020 - 22:34

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar sot familjen e bashkëluftëtarit të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë.

Thaçi ka thënë se djemtë e Drenicës kanë dhënë kontribut të madh në luftë. Ai ka thënë se Gashi, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën çlirimtare të Kosovës.

“Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim ‘Topi i Rezallës’”, ka thënë Thaçi në një postim të sapo publikuar në rrjetin e tij social, në “Facebook”. /Zëri