Vdes veterani i UÇK-së, Hajrullah Mazreku

Vdes veterani i UÇK-së, Hajrullah Mazreku

Aktuale August 13, 2020 - 08:54

Ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së, njëherësh edhe ish-drejtori i Komunës së Malishevës, Hajrullah Mazreku.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një postimi në “Facebook”, ku me rastin e vdekjes së Mazrekut kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“Sot morën lajmin më të dhimbshëm dhe të rëndë të vdekjes së hershme të bashkëluftëtarit, bashkëpunëtorit dhe mikut tonë, Hajrullah Mazreku. Ju familje, bashkëluftëtarë dhe miq të Hajrës, në emër të Komunës së Malishevës, në emër të Qeverisë komunale dhe në emrin tim personal, jua shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.