Zemaj takohet me kryeshefin e Inspektoratit Policor, diskutojnë për masat kundër COVID-19

Zemaj takohet me kryeshefin e Inspektoratit Policor, diskutojnë për masat kundër COVID-19

Aktuale August 13, 2020 - 10:05

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Gjatë këtij takimi ministri Zemaj ka njoftuar Hodajn për masat dhe aktivitetet e MSH-për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Zemaj falënderoi Inspektoratin Policor të Kosovës për angazhimin në kryerjen e detyrave që lidhen me monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër pandemisë COVID-19.

E Hoda tha se Inspektorati Policor i Kosovës e ka planin e vet të inspektimeve për të zbatuar masat kundër COVID-19 dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera po zhvillojnë aktivitete ditore për përmbushjen e përgjegjësive në kuadër ta angazhimeve kundër COVID-19.

Ministri Zemaj dhe kryeshefi Hodaj kanë theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë midis institucioneve në zbatimin e masave kundër COVID-19.