Humb betejën me COVID-19 infermierja nga Peja

Humb betejën me COVID-19 infermierja nga Peja

Aktuale August 14, 2020 - 11:11

Ka vdekur një infermiere 63-vjeçare nga Peja si pasojë e COVID-19.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, i cili e kishte edhe të afërm.

Berisha për infermieren Shkurte Gecaj ka thënë se do të mbetet heroinë, pasi e sfidoi veten deri në fund, duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga koronavirusi.

“Ju njoftoj që sot, më datën 13 gusht 2020, ndërroi jetë e dashura jonë, vjehrra ime Shkurte Gecaj, në moshën 63-vjeçare. Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër, më 14 gusht 2020, në varrezat e fshatit Novosellë të komunës së Pejës, në orën 18:00, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”. /Zëri