Kosova renditet e para në eksportimin e numrit më të lartë të koronavirusit në Gjermani

Kosova renditet e para në eksportimin e numrit më të lartë të koronavirusit në Gjermani

Aktuale August 14, 2020 - 11:24

Numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet më së shumti në Hamburg dhe në Rhine-Westphalinë Veriore, ndonëse pushimet verore kanë mbaruar në të dyja shtetet federale. Instituti “Robert Koch” (RKI) raporton se nga cilat vende pushimesh janë sjellë më shumë infeksione në Gjermani.

Gjithnjë e më shumë destinacione evropiane po kthehen në listën e zonave të rrezikut që mban RKI-ja, duke përshirë rajonet spanjolle, belge, bullgare dhe rumune.

Madje edhe Mallorca është e “kërcënuar” me këtë fat. Këtë herë eksportimi i infeksioneve më të mëdha, në asnjë mënyrë, nuk po vjen nga vende klasike të pushimeve, shkruan FVW, një faqe e specializuar për turizmin në Gjermani, transmeton “Zeri.info”.

Sipas RKI-së, Kosova renditet e para me një diferencë të madhe. Kjo ka më shumë të ngjarë të sillet nga shtetasit gjermanë me kombësi shqiptare të Kosovës, të cilët vizitojnë vendin e tyre të prejardhjes.

RKI-ja ka përgatitur në një tabelë me shtetet nga të cilat u eksportua numri më i madh i rasteve të reja me koronavirus vetëm në katër javët e kaluara. Sigurisht, numri i infeksioneve të raportuara është i madh, pasi mund të regjistroheshin vetëm ato raste që ishin raportuar. Informacioni bazohet gjithashtu në deklaratat e dhëna nga udhëtarët e sëmurë.

Edhe shtetasit nga Turqia, një pjesë e konsiderueshme e tyre, ka të ngjarë të vizitojnë miqtë dhe të afërmit, në vend se të shkojnë në pushime si turistë. Për më tepër, shumica e infeksioneve në Gjermani u regjistruan brenda kësaj kohe, me një total prej 8607 rasteve. Kjo shifër aktualisht po rritet me shpejtësi.

1. Kosova

Me 1.096 raste të importuara në Gjermani, vendi i vogël në Ballkanin Perëndimor është në vendin e parë me një diferencë të madhe. Qeveria federale vazhdon të paralajmërojë ndalimin e udhëtimit në Kosovë.

2. Turqia

Destinacioni popullor i pushimeve të gjermanëve listohet i dyti, me 501 infeksione. Në Antalia dhe në detin Egje Gjermania ka hequr paralajmërimin e udhëtimit. Sipas RKI-së, zonat e tjera duhet të shmangen.

3. Kroacia

Gjithashtu, në vendin e tretë është Kroacia, një vend tipik i pushimeve. Sipas Zyrës Federale të Jashtme, Korona po përhapet fuqishëm në Kroaci. Fokusi rajonal deri më tani ka qenë kryeqyteti dhe zona përreth e Zagrebit, Sllovenisë dhe Qarkut “Split-Dalmatia”.

4. Serbia

Fqinji serb e ndjek menjëherë pas Kroacinë. Pothuajse 200 njerëz sollën infeksione nga Serbia. Pas një rritjeje të konsiderueshme të infeksioneve të koronavirusit, në Beograd dhe në disa qytete të tjera u shpall situatë e jashtëzakonshme. Në të gjithë Serbinë lejohet të mblidhen maksimumi dhjetë persona. Nga RKI-ja kërkohet të mos udhëtohet në Serbi.

5. Bullgaria

Edhe në Bullgari sapo është lëshuar një paralajmërim udhëtimi për disa rajone në vend, pasi numri i pacientëve me Koronë po rritet ndjeshëm. Qyteti i Varnës, me të ashtuquajturat “rërat e arta”, gjithashtu u përket zonave të rrezikut.

Vendet e tjera, të cilat listohen nga RKI-ja, si shtetet nga të cilat po eksportohet më së shumti koronavirusi në Gjermani, janë si më poshtë.

6. Bosnjë e Hercegovina

7. Rumania

8. Polonia

9. Spanja

10. Maqedonia

11. Shqipëria

12. Holanda

13. Austria

14. Franca

15. Ukraina. /Zëri