Thaçi kërkon të bëhet i ditur plani për organizmin e mësimit

Thaçi kërkon të bëhet i ditur plani për organizmin e mësimit

Aktuale August 14, 2020 - 12:31

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi, ka kërkuar që të bëhet e ditur mënyra e organizmit të mësimit, i cili pritet të fillojë në shtator.

Sipas saj, sistemi nuk guxon të mbështetet në 1 milion fonde.

“Qeveria do të duhej t’i kishte të zgjedhura këto çështje. Klasa e parë, e dyta, e gjashta dhe e dhjeta janë me fillim të ndjeshëm dhe me ndërrim të mësimdhënësve, të paktën për to Ministria do të duhej të kishte një plan të përfunduar”, ka theksuar Thaçi.

Sipas saj, koha për të vepruar është “dje”. /Zëri