61 persona në Kosovë i kanë mbi 100 mijë euro në Trustin Pensional

61 persona në Kosovë i kanë mbi 100 mijë euro në Trustin Pensional

Aktuale August 14, 2020 - 18:34

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet lidhur me Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Aty hynë edhe propozimi që të gjithë qytetarëve të Kosovës të i’u mundësohet që të tërheqin 10% të kursimeve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Hekuran Murati deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, njohës i ekonomisë thotë se në Kosovë janë 61 persona që kanë mbi 100 mijë euro në Trustin Pensional.

Murati e cilëson të padrejtë mos zbatimin e 9% të TVSH-së nga Qeveria në tërheqjen e këtyre të hollave. /Zëri