Ramosaj: Dekadën e fundit asnjë incident në Manastirin e Deçanit, intrigave dhe mashtrimeve të serbëve po u vije fundi
Foto: Bashkim Ramosaj - kryetar i Deçanit

Ramosaj: Dekadën e fundit asnjë incident në Manastirin e Deçanit, intrigave dhe mashtrimeve të serbëve po u vije fundi

Aktuale August 15, 2020 - 13:44

Pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se do të kërkojë që punimet e rrugës që kalon afër Manastirit të ndalohen ka reaguar kryetari i kësaj Komune, Bashkim Ramosaj. Ai ka përmendur faktin se në 10-të vitet e fundit nuk ka ndodhur asnjë incident ndërmjet qytetarëve të Deçanit në raport me Manastirin. Ky manastir, sipas tij ka qasje negative  duke e pamundësuar zhvillimin normal të jetës.

“Këtë e dëshmojnë raportet e institucioneve që merren me sigurinë. Intrigave dhe mashtrimeve të personelit të Manastirit po ju vije fundi”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e tij në “Facebook”, Ramosaj. /Zëri