Dy pacientë me COVID-19 kanë vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit

Dy pacientë me COVID-19 kanë vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit

Aktuale August 15, 2020 - 14:34

Vdesin 2 pacientë me COVID-19 në Spitalin e GjilanitNjëri është nga komuna e Vitisë (1946), ndërkaq pacientja tjetër është nga komuna e Gjilanit (1937).

Lajmin për media e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.

“Pacienti F.R. (1946) nga Smira e Vitisë, ka qenë e pranuar në Repartin Infektiv dhe e ka humbur betejën me COVID-19 dje, derisa pacientja H.B. (1937) nga Zhegra e Gjilanit ka vdekur sot, në orët e paradites. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, në emrin tim dhe të Spitalit të Përgjithshëm”, ka thënë Ismaili.

Ai po ashtu ka njoftuar se edhe dy pacientë të tjerë janë ne gjendje te rëndë (intubuar).