Haxhiu qeverinë “Hoti” e quan jolegjitime dhe joserioze, kërkon të largohet sa më parë

Haxhiu qeverinë “Hoti” e quan jolegjitime dhe joserioze, kërkon të largohet sa më parë

Aktuale August 15, 2020 - 14:36

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se qeveria aktuale nuk i ka votat as për çështjet që i konsideron më të rëndësishme, duke përmendur seancën e djeshme në Kuvendin e Kosovës ku nuk u votua projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Qeveria që thoshte se i ka 2/3 e deputetëve, nuk i ka as 61, e sipas saj as 50 deputetë për t’i kaluar në Kuvend.

“Qeveria që thoshte se i ka 2/3 e deputetëve, tani edhe për çështjet që i konsideron më të rëndësishmet, nuk i ka as 61 madje as 50 deputetë për t'i kaluar në Kuvend. Kjo u dëshmua në seancën e djeshme ku projektligji për 'rimëkëmbje ekonomike' u votua nga vetëm 45 deputetë”, tha ajo.

Haxhiu qeverinë “Hoti” e quan jolegjitime dhe joserioze, duke thënë se duhet të largohet sa më parë.

“Kjo është Qeveria e pakicës që nuk ka as mbështetje popullore. Përveç jolegjitime është edhe joserioze prandaj duhet largohet sa më parë”, potencoi ajo./Zëri